Shkup, 30 qershor – Liderët e LSDM-së në pushtet Zoran Zaevi dhe të VMRO-DPMNE-së opozitare Hristian Mickoski në përballjen e parë televizive në fushatën zgjedhore kërkuan mbështetje nga qytetarët, i pari që të vazhdohet në rrugën e duhur, ndërsa tjetri të mbështetet ndershmëria dhe përmbushja e premtimeve.
“Zgjedhjet më 15 korrik në të vërtetë do të përcaktojnë nëse do të vazhdojmë në rrugën e duhur në kushte që së bashku unë, LSDM, koalicioni dhe ju para së gjithash qytetarët dëshmuam se mundemi. Mund t’i zgjidhim çështjet e mëdha historike për vendin tonë dhe ai të vazhdojë të shkojë përpara, të integrohet, të jetë anëtare e NATO-s, të fillojë negociata me BE-në”, porositi Zaevi në fjalimin drejtuar votuesve në duelin në TV 24 me liderin opozitar Hristian Mickoski.
Zaevi u apelon qytetarëve të votojnë për numrin 3 dhe për koalicionin Mundemi për, siç theksoi, të vazhdojmë në rrugën e duhur, në rrugën e drejtë të vetme, që garanton të ardhme të sigurt.
Sipas Mickoskit, zgjedhjet e ardhshme do të vendosin, siç tha, për të ardhmen e Maqedonisë sonë, tuajën, ndërsa koalicioni i tij është fitues.
“Këto janë zgjedhje në të cilat që ju duhet zëshëm të flisni për të gjithë padrejtësinë për të gjitha mashtrimet për të gjithë krimin për t gjithë korrupsionin për këto valixhet lui viton për vendimet gjyqësore apo, megjithatë, të mbështetni ndershmëri dhe përgëzime. Këto janë zgjedhje në të cilat ju duhet zëshëm të zgjidhni në çfarë Maqedonie dëshironi të jetoni. Unë personalisht si njeri qëndroj, me integritetin, ndershmërinë, fytyrën time të garantoj se e gjithë atë që do ta lexoni në këto 360 faqe libër të quajtur Rindërtim do të realizohet nga shkronja e parë, nga paragrafi i parë, deri te pika e fundit në paragrafin e fundit. Për këtë ju bëj thirrje më 15 korrik masivisht të dilni nga ora shtatë duke përfunduar deri në orën 21 ta rrethoni numrin 14 para koalicionit fitues të cilin e udhëheq VMRO-DPMNE-ja”, porositi Mickoski.