Shkup, 6 qershor – Kryeministri Zoran Zaev, sot është për vizitë pune njëditore në Bosnjë e Hercegovinë, ku do të takohet me kryesuesin e Këshillit të ministrave të Bosnjë e e Hercegovinës, Denis Zvizdiq. Siç informoi pres-shërbimi qeveritar, pas takimit, dy kryeministrat do të marrin pjesë në ceremoninë “Menaxheri dhe kompania më e mirë për vitin 2017”, ku kryeministri Zaev do të ketë fjalim. Ai është mysafir nderi në këtë manifestim të rëndësishëm për biznesin në Evropës Juglindore dhe të Mesme, si fitues i vitit të kaluar të çmimit për prefektin më të mirë në Evropën Juglindore dhe këtë vit do të ketë nder të ndajë një nga çmimet. “Bashkëpunimi dhe progresi i rajonit sjellin jetë cilësore për qytetarët e shteteve tona, të vazhdojmë t’i thellojmë marrëdhëniet ekonomike dhe politike, do të jetë, siç qëndron në kumtesë, një nga rekomandimet e kryeministrit Zaev në ceremoni. Në kuadër të vizitës në Sarajevë, kryeministri Zaev është parashikuar të takohet edhe me kryeministrin Andrej Plenkoviq, i cili është gjithashtu për vizitë pune në Sarajevë.