Athinë, 4 janar – Për miqësi të sinqertë mes të dyja vendeve dhe dy popujve, për përfitimet pozitive nga Marrëveshja e Prespës, për proceset në Kuvendin e Maqedonisë dhe Parlamentin grek , për anëtarësimin në NATO, zgjedhjet e ardhshme presidenciale te ne, por edhe për kandidaturën për Çmimin Nobël për Paqe, ka folur kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev në intervistë për gazetën greke “Efimerida ton sindakton”, njofton Koha.
“Po, jam i shqetësuar, ashtu siç isha i shqetësuar dhe për kuvendin tonë, sepse, në fund, votojnë deputetët. Unë dhe miku im i mirë Aleksis sollëm vendime dhe e ndërmorëm gjithë rrezikun politik sepse besojmë se ky është vendimi i duhur për të ardhmen e vendeve tona. Gjithsesi, procesi udhëhiqet në konsultim me Qeverinë greke, sepse është e rëndësishme që të jetë në frymën e Marrëveshjes së Prespës, me qëllim të vetëm përforcimin e miqësisë sonë”, thotë Zaev në intervsitë.
Kryeministri, përmes gazetës greke, dërgon porosi sri te qytetarët grekë se të gjitha vendimet të cilat sillen nga institucionet e Maqedonisë janë përgjithmonë
“Procesi në vendet tona është i pakthyeshëm. Nuk ekziston mundësi dikush ta ndërrojë Marrëveshjen e Prespës. Para së gjithash, bëhet fjalë për ligj dhe gjithashtu ky është ndryshim kushtetues. E ndryshuam Kushtetutën tonë sepse besojmë në një të ardhme më të mirë për qytetarët tanë dhe për të gjithë rajonin dhe të dërgojmë porosi deri te Evropa për një Ballkan evropian. Dhe në të vërtetë, Greqia ka të drejtë të jetë vend lider i Ballkanit”, komenton kryeministri Zaev.