Kryeministri Zoran Zaev pas Vitit të Ri planifikon si politikan, pastaj si kryeministër, nga fakti se do të ketë qeveri teknike para zgjedhjeve të paralajmëruara më 12 prill, të shkojë në Sofje në takim me kryeministrin bullgar Bojko Borisov ku mes tjerash do të bisedojë për punën e Komisionit dypalësh multidisiplinor për çështje historike dhe arsimore.
Siç kanë brifuar nga Qeveria, takimi mund të ndihmojë të lëvizin punët në Komision, por shtojnë se deri tani vendi është në proces zgjedhor dhe nuk është e mençur të hyhet në zgjidhjen e çështjeve që dy vendet tani për tani nuk i kanë afruar qëndrimet, siç është çështja me Goce Dellçevin.
Për mundësinë që të mbahet një takim i tillë joformal pas festave, siç informojnë nga Qeveria, është bërë fjalë dje në aeroplanmbajtësin “Hari S. Truman” ku Zaevi bashkë me minsitren e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska, kryetarin e Kuvendit Talat Xhaferi, shefin e Shtatmadhorisë Vasko Gjurçinovski dhe ambasadoren e SHBA-së, Kejt Mari Bërns kanë realizuar takim me admiralin Xhejms Fogo, komandantin e forcave detare amerikane për Evropë dhe Afrikë dhe komandantin e Forcave aleate në Napoli, historianët maqedonas. (koha.mk)