Prilep, 8 korrik – Mbështetjen prej 70 milionë euro që në nivel vjetor shteti në mënyrë të barabartë ua jepte si kompanive të huaja, ashtu edhe kompanive private në vend, nuk do të ndërpritet as në periudhën e ardhshme, paralajmëroi bartësi i listës së kandidatëve për deputetë i koalicionit “Mundemi” në NJZ 4 dhe kryetar i LSDM-së, Zoran Zaev, në takimin e sotëm me biznesmenët e Prilepit në Zyrën Rajonale të Odës Ekonomike në Prilep.
Ai theksoi se 92 për qind e rritjes ekonomike në shtet, vjen nga investimet private dhe i përmendi masat të cilat i ndërmori Qeveria që nga fillimi i krizës shëndetësore me KOVID-19 për ndihmë direkte të subjekteve afariste, të cilët, siç tha, kontribuuan për ruajtjen e një numri të madh të vendeve të punës.
“Me masa të cilat i morëm me kohë shpëtuam mijëra vende të punës”, tha Zaevi në takimin në të cilin e prezantoi pjesën ekonomike të programit zgjedhor të LSDM-së, me theks të veçantë në pakon e katërt të masave.
Në paraqitjen para biznesmenëve të Prilepit Zaevi i prezantoi edhe reformat, të cilat, siç tha, Qeveria e re e kryesuar nga LSDM-ja do t’i zbatojë në pjesën e gjyqësorit dhe administrates publike. Iu bëri thirrje që ta shfrytëzojnë mundësinë dhe të aplikojnë në treg me katër miliardë euro në vit, që u hap me anëtarësimin tonë në NATO.
“Po vjen periudhë e mirë për biznesin, NATO është potencial serioz për firmat vendore, u bëj thirrje që ta certifikoni, me qëllim që të merrni pjesë të kulaçit të madh financiar”, i porositi Zaevi biznesmenët e Prilepit.
Në takim morën pjesë edhe kandidatët për deputetë nga NJZ 4 Mile Talevski dhe Aleksandër Gjorgjiovski, si dhe kryetari Ilia Jovanovski.