Kryeministri Zoran Zaev pret që në takimet e sotme në Romë me kryeministri italian Xhuzepe Konte dhe në Bruksel me përfaqësuesen e lartë të Politikës së Jashtme dhe Sigurisë të BE-së Federika Mogerini, të marrë informacione dhe hollësi për atë se çka planifikohet në BE në lidhje me zgjerimin dhe metodologjinë e re që e propozon Franca.
“Pres të marrë informacione të dorës së parë nga njëra prej vendeve më me ndikim në BE, Italia. Do të bisedojmë me kryeministrin Konte në këtë temë. E dimë se planifikohet takim i Këshillit për punë të përgjithshme i BE-së (GAK) nga fundi i nëntorit. Takimi është mundësi e mirë t’i marrim hollësitë për planet e ardhshme në BE, por edhe të bisedojmë për bashkëpunimin bilateral me Italinë”, deklaroi Zaev pas vizitës së sotme në Klinikën për gastroeneterohepatologji.
Zaevi pas vizitës në Romë vonë pasdite do të niset për në Bruksel në darkë pune lamtumirëse të përfaqësueses së lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri Federika Mogerini me liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor. Pret që edhe në këtë takim të marr informacioneve cilat janë planet, vallë do të ketë metodologji të re për zgjerim dhe nëse punohet në këtë.
“Për ne si vend alternativat nuk janë të pranueshme, përveç inkuadrimit të plotë në BE. Jemi të gatshëm të hyjmë në këtë proces dhe ta përfundojmë përmes metodologjive të reja dhe mundësive të reja korrekte që do të jepen. Besoj se edhe BE-ja edhe Franca mike do ta kuptojnë se nuk ka alternativë për Ballkanin Perëndimor dhe për Republikën e Maqedonisë Veriore përveç anëtarësimit të plotë në BE”, theksoi kryeministri Zaev. (koha.mk)