Koçan, 2 korrik – Për dy vjet e gjysmë morëm shumë vendime të guximshme për të cilat në 27 vitet e kaluara nuk kishte guxim të merreshin. Falë këtij guximi sot jemi anëtare e NATO-s dhe fillojmë negociata me BE-në. Sot është miratuar edhe korniza negociatore, theksoi sonte lideri i LSDM-së Zoran Zaevi në tribunën e Ponikvës.
“Për këtë shkak kërkoj nga ju mbështetje për shkak të së cilës nuk jemi të njëjtë në politikë. Kur duhej guxim, treguam guxim, kur duhej vendime, morëm vendime. Kur i morëm edhe vendimet më të vështira, e zhvillojmë ekonominë. Dhe sot i shohim rezultatet. I përmbushëm qëllimet strategjike dhe sot kemi vend të njohur nga e mbarë bota, krijuam miq rreth nesh dhe hapëm perspektiva për brezat e ardhshëm. Tani sigurisht nuk do të kthejmë regjim. Shkojmë përpara, sepse mundemi”, tha Zaevi.
Sipas tij, NJZ 3 ku bie edhe Koçani, është shumë e rëndësishme dhe këtu pret koalicioni “Mundemi” të ndajë, siç tha, fitore të bukur.
Bartësi i listës së kandidatëve në NJZ 3 dhe sekretar i përgjithshëm i partisë Lupço Nikollovski tha se rajoni lindor është shembull i vërtetë si pushteti lokal dhe qendror së bashku punojnë në interes të qytetarëve.
U bëri thirrje qytetarëve të dalin në votim dhe ta zgjedhin konceptin të politikanëve të ndershëm, shumë punë dhe kthimin e parave te qytetarët.