Negotinë, 31 korrik – Pas 39 viteve të plota , kopsht të ri për fëmijë “Temjanushka” u hap sot në Negotinë. Në të do të kujdesen dhe edukohen 169 fëmijë. Kryeministri Zoran Zaevi së bashku me Lupçen e vogël në mënyrë simbolike e çelën derën hyrëse të kopshtit.
Në fjalimin para të pranishmëve, kryeministri tha se ky është kopshti më i ri për fëmijë në shtet, por ky është kopshti më i bukur në shtet, me të vërtetë i bukur si manushaqe.
“Me këtë ndërtim masiv të kopshteve për fëmijë gjithkund në shtet, 15 për vetëm 11 muaj, si Qeveri edhe një herë i konfirmojmë prirotetin dhe kujdesin tonë për më të rinjtë me theks në kategorinë më të ndjeshme të qytetarëve.
Ai përkujtoi se në kopshte do të kujdesen fëmijë prej nëntë muaj deri në 6 vjeç. Duke i ndjekur normativat për efikasitet energjetik dhe ky kopsht do të përdorë burime ripërtëritëse të energjisë përmes sistemit të kolektorëve të diellit.
Ndërtimi i këtij kopshti është financuar nga projekti për përmirësim të shërbimeve sociale që e zbaton MPPS me mbështetjen e Banës Botërore.
Vlera e grant për ndërtim të kopshtit për fëmijë është 69,6 milionë denarë.
Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jagoda Shahpaska tha se edhe paraqet nder i madh që sot MPPS së bashku me Qeverinë e RMV-së hap kopshtin e 15-të për 11 muaj nga ardhja në pushtet. Ajo shtoi se ky kopsht është përfitim shumë i madh për qytetarët e Negotinës.
Ajo informoi se për 11 muaj përfshirja e fëmijëve në kopshte është rritur për 1.150 vende të reja në kopshte