Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev ka deklaruar se numrat që kanë dalë nga zgjedhjet, i mundësojnë koalicionit “Mundemi” që të formojë qeveri, edhe me Bashkimin Demokratik për Integrim, edhe me koalicionin Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativën.
Se me cilën parti do të koalicionojë, Zaev tha se varet se cila do të largohet nga retorika nacionaliste.
“Kemi mundësi që të formojmë qeveri edhe me BDI-në edhe me Aleancën për Shqiptarët. Na duhet Qeveri stabile si garanci për ardhmërinë e saj. Kryeministrin e ka ai i cili i ka numrat. Nuk mundet të ketë kryeministër me 15 deputetë”, tha Zaev, ndërsa shtoi se do të formojë Qeveri stabile e cila do të sigurojë integrim në Bashkimin Evropian.