Shkup, 3 tetor – Nuk kam për qëllim të kërkoj të dhëna për parahetime ose hetime, nuk është kjo në domenin e interesit tim…Nëse opozita më drejtohet dhe kërkon përgjigje të caktuara dhe ato jepen, a është kjo dëshmi se ne kemi bashkëpunim të fshehtë, tha kryeministri Zoran Zaev, duke iu përgjigjur deputetit Antonio Milloshoski, e cili e pyeti kryeministrin nëse ka koordinim dhe bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë publike, nëse ajo rregullisht e informon për hetime dhe parahetime me kërkesë të tij, me çka shkelet pavarësinë e saj.
Milloshoski iu referua deklaratës së kryeministrit Zoran Zaev nga konferenca për shtyp të hënën, ku në përgjigje të pyetjes së gazetarit lidhur me të ashtuquajturin rasti “Reket 2 – për investimin e Diaverumit suedez në qendrat për dializë Diamed, tha se është e ndershme, logjikshme dhe e përgjegjshme që çdo investitor ta njoftojnë me të gjitha informatat në interes të tërheqjes së investitorëve të huaj, edhe pse ka ditur se hetimi nuk është mbyllur. Deputeti opozitar theksoi se është shkelur Ligji për procedurë penale me atë që është dhënë një sekret i parahetim për kompaninë vendore.
Zaevi theksoi se është e ndershme që investuesi, të huaj apo të vendit, të informohet kur vjen së bashku me ambasadorin dhe kërkon informatë nga shteti. Bëhet fjalë, tha, për investim të madh me vlerë disa milionë euro dhe shtoi se “edhe opinioni e din se në këtë moment për shkak të këtij hetimi janë bllokuar 11 milionë euro dhe logjikisht është që investitori potencial të dijë me çka mund të ballafaqohet”.
“Kur drejtohen deri te institucionet e shtetit, institucione të caktuara nga gjyqësia – gjykata ose prokuroria, automatikisht jeni të informuar se diku bëhet parahetim. Kur kërkon ambasadori i Suedisë të pres investitorë potencialë tek unë, në prani të ministrit të Shëndetësisë dhe drejtorit të FSSHM, atëherë edhe mësova se kërkohet informatë, e cila, institucioni që e kërkon, Prokuroria, thotë se është për nevojat e parahetimit, për atë ose atë lëndë i kërkojmë ato dhe ato informata…Absolutisht jeni i vetëdijshëm se po zhvillohet hetim. Dhe kur të vijë investitor potencial, logjikisht është që ta njoftoni se për diçka po zhvillohet hetim. Dhe deri këtu informoni. Nuk mund të thoni nëse hetimi do të përfundojë me mbylljen e lëndëve, me aktakuzë, e tjerë”, tha Zaev.
Shtoi se ky rast i quajtur “Reket 2” inicohet për nevoja politike dhe porositi që të lihet zhvillimi i hetimit, për të cilin, sipas tij, ka bazë. “Kjo lëndë zgjoi interes në opinion që në vitin 2014 kur është lidhur, kur është bërë procedura. Le të konfirmohen këto fakte dhe definitivisht askush nuk ka pasur për qëllim diçka të pengojë, as të bëjë diçka”, tha kryeministri.