Shkup, 6 qershor – Kryeministri i ri, Zoran Zaev, duket të jetë serioz në atë që i kishte premtuar serbëve lidhur me qëndrimin e Maqedonisë ndaj Kosovës, shkruan gazeta KOHA. Në intervistën e parë si kryeministër në RTVM, Zaevi përsëriti se Maqedonia ka gabuar që ka votuar “për” anëtarësimin e Kosovës në UNESCO, ndërsa tha se, kësaj radhe – Qeveria e re do të jetë neutrale. “Do të mundohem të sqarojë gjithë këtë, sepse bëhet fjalë për politikë të jashtme. Serbët, shumë shpesh e komentojnë këtë se atje bëhet fjalë për histori, kisha serbë… dhe të ngjashme. Maqedonia nuk guxon kur bëhet fjalë për marrëdhënie të këtilla, si kjo kur bëhet fjalë për hyrje në UNESCO për mbrojtje të objekteve në Kosovë të marrë njërën anë, sidomos kur bëhet fjalë për dy fqinj. Sepse, kjo punë nuk varet nga Maqedonia. Me këtë rast, Maqedonia do të qëndrojë neutral dhe për këtë pata kritikuar Qeverinë tonë sepse ajo kishte marrë anë e që nuk do të duhej të ndodhte në këto procese. Unë shpresoj në mirëkuptimin e Kosovës dhe të Serbisë”. Në pyetjen e gazetarit të TV Shenja, se votat shqiptarët LSDM-së ia kanë dhënë edhe duke pasur parasysh marrëdhëniet me Kosovën, Zaevi tha se “nuk besoj që shqiptarët e kanë votuar LSDM-në për çështje të karakterit ndërkombëtar”. “Qytetarët shqiptarët i kanë dhënë LSDM-së vota për jetë më të mirë, shkollim më të mirë, infrastrukturë të mirë, siguri, të ardhme të mirë, drejtësi dhe për reformat që duhet të ndodhin…”, u arsyetua kryeministri Zaev.
Me këtë deklaratë, sigurisht që do “qetësohet” edhe presidenti i ri i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, i cili javë më parë, në darkën e kryeministrave në Bruksel, tha se shpreson që Zaevi ta mbajë fjalën për marrëdhëniet Maqedoni-Kosovë.
“Shpresoj që Zaevi të mbajë premtimet lidhur me Kosovën në UNESCO dhe qëndrimin kundër të Qeverisë maqedonase ndaj kësaj çështje”, pati thënë Vuçiçi.
Ndryshe, vitin e kaluar, Maqedonia votoi “për” anëtarësimin e Kosovës në UNESCO, ndërsa pati reaguar edhe Beogradi zyrtar. (koha.mk)
Maqedonia nuk do të votojë për Kosovën në UNESCO
Leave a comment