Për më shumë se gjashtë orë vazhdon paqartësia në Kuvend për seancën mbi nismën për ndryshime kushtetuese. As nga kabineti i kryetarit të Kuvendit Talat Xhaferi dhe as deputetët nuk tregojnë saktë nëse seanca do të vazhdojë brenda ditës ose do të shtyhet për javën e ardhshme. Kryeministri Zoran Zaev disa minuta më herët lëshoi Kuvendin duke thënë që organizimi i seancës i takon ligjvënësit./ALSAT