Shkup, 8 tetor – Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hrisitian Mickoski me status në Fejsbukun e tij ka shkruar letër të hapur drejtuar kryeministrit Zoran Zaev në të cilën thuhet:
LSDM refuzoi, kryeministri heshti. Ranë maskat dhe u tregua fytyra e vërtetë e pushtetit. Kështu shkruan në profilin e tij në Facebook, lideri i opozitës, Hristian Mickovski, i cili në siç ka theksuar, kjo letër e hapur për Zaevin dhe LSDM-në, për fat të keq, kishte rastin të dëshmojë se lufta kundër krimit ka rëndësi për këtë pushtet.
“Në vend të kësaj Zaev tregoi tre gjëra: Fillimisht, nëpërmjet mospranimit të propozimit dhe heshtjes së tij për formimin e prokurorisë të pavarur, e cila do të luftojë kundër krimit zgjodhi të vendoset në rolin e mbrojtësit dhe promovuesit të krimit, padrejtësisë dhe kundërligjshmërisë në këtë vend. Në mënyrë shtesë me këtë dëshmoi se lufta kundër krimit është vetëm farsë për këtë pushtet dhe se pikërisht ky pushtet është nun i të gjitha proceseve kriminale në vend.
E dyta, me vetë atë që nuk heq dorë nga marrëveshja e dëmshme Zaev nuk e respekton vullnetin e qytetarëve dhe porosinë e thënë në referendum se marrëveshja u hodh poshtë. Marrëveshjes nëpërmjet së cilës Zaev dëshiron me forcë ta riemërojë shtetin dhe popullin, është fija e fundit e kashtës për shpëtimin e karrierës së tij dhe tentimit të pasuksesshëm t’i shmanget përgjegjësisë për të gjitha aferat dhe skandalet.
E treta, me mospranimin e propozimit të cilin e dhashë, Zaev dhe pushteti, treguan se frikësohen prej zgjedhjeve të lira, korrekte dhe demokratike, sepse e din se në këto zgjedhje populli do të vendosë vetë dhe do të humbin, siç ndodhi edhe në referendumin që kaloi”, ka shkruar Mickoski në Fjebuk.