Shkup, 5 qershor – Pasi që sot, në 18 vjetorin e Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) i parti i kësaj force politike shqiptare, Ali Ahmeti hodhi idenë e kryeministrit të parë shqiptarë në Maqedoni, ka reaguar Zoran Zaev, ish-kryeministër dhe lider i LSDM-së, raporton gazeta “KOHA”.
Zaev konsideron se në Maqedoni, mandatar për kryetar të Qeverisë mund të jetë çdo qytetarë i cili do të siguron mbështetje e së paku 61 deputetëve, por jo sipas përkatësisë etnike.
“Në vendin tonë mandatar për kryetar të Qeverisë mund të jetë çdo qytetarë i cili do gtë siguron së paku 61 vota të deputetëve. Sipas, Kushtetutës, deputetët në Parlament zgjidhen sipas vullnetit të qytetarëve, e jo sipas përkatësisë etnike të njëri apo tjetrit kandidat. Nëse LSDM-ja i fiton zgjedhjet, unë do të jem kandidati për kryetar të Qeverisë dhe do të jem kryeministër i cili në mënyrë të barabartë lufton për jetë më të mirë për qytetarët e Maqedonisë së Veriut, të cilën edhe e kam treguar gjatë viteve të fundit”, ka reaguar Zaev, përcjell gazeta “KOHA”. Sipas tij, nëse BDI e ka këtë kusht për koalicionim qeverisës, atëherë BDI nuk do të jetë pjesë e Qeverisë së ardhshme.
Ndryshe, kreu i BDI-së, Ali Ahmetit përmes një statusi në rrjetet sociale me rastin e 18 vjetorit te themelimit te partisë është shprehur se synimi i kësaj partie është kryeministri i parë shqiptar në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
“Ne e nisëm bashkë këtë rrugëtim para 18 viteve, Bashkë u përballuam me çdo sfidë dhe i besuam njëri tjetrit, Bashkë i përcaktuam dhe i realizuam synimet tona dhe në këtë përvjetor kaq të rëndësishëm për të gjithë ne, le ta përcaktojmë bashkërisht edhe qëllimin tonë të radhës që në zgjedhjet që pasojnë, të realizojmë synimin për të zgjedhur një personalitet të vlerësuar, të dëshmuar dhe të pranueshëm të cilin ose të cilën do ta përzgjedhim bashkërisht për KRYEMINISTRIN E PARË SHQIPTAR!!!”, ka shkruar Ahmeti. (koha.mk)