Shkup, 20 dhjetor – Kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev sot deklaroi se nuk ka pritje as pozitive e as negative nga Gjykata administrative e cila duhet të deklarohet për paditë ndaj vendimeve të Komisionit shtetëror zgjedhor për zgjedhjet parlamentare, por theksoi se pret që institucionet ta kryejnë punën dhe se kanë të drejtë ligjore për vendimin që do ta sjellin. “Do të thotë nuk kam as pozitive, as negative. Unë jam i obliguar si një nga palët politike që e përfaqësoj, të kërkoj institucionet ta kryejnë punën e vet. Si ato do të vendosin , ajo është e drejtë e tyre ë pajtim me ligjin dhe ngjashëm. E di se ky është proces i cili duhet të përfundojë, me procedura para Komisionit shtetëror zgjedhor, Gjykatës administrative”, deklaroi Zaev, duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve pas seancës së sotme për lëndën “Mitmarrja”. Në pyetjen se çka pret, kujt presidenti Gjorge Ivanov do t’ia japë mandatin për formimin e qeverisë, Zaev iu referua nenit 90 të Kushtetutës së RM-së. “Neni 90 i Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë është i qartë, thotë se Presidenti i Republikës së Maqedonisë ia ndan mandatin atij kryetari të partisë, partisë politike apo partive politike, koalicioneve të cilat do të dëshmojnë se kanë shumicë në Parlament. Kjo do të thotë minimum 61 deputetë”, tha Zaev.