Zaevi falënderon Çekinë për ratifikimin e Protokollit

Shkup, 12 shtatorKryeministri Zoran Zaev sot në Tuiter i ka shprehur falënderim Parlamentit, Qeverisë dhe qytetarëve të Çekisë për ratifikimin e Protokollit për  për inkuadrimin e vendit në NATO.

“Thellësisht i jam mirënjohës Parlamentit, Qeverisë dhe qytetarëve të Çekisë për ratifikimin e Protokollit për inkuadrim në NATO për Maqedoninë e Veriut. Ballkani Perëndimor stabil është në interes së BE-së, veçanërisht lidhur me gjeopolitikën, ekonominë dhe sigurinë”, ka shkruar Zaevi.

Parlamenti i Republikës së Çekisë sot e ka ratifikuar Protokollin për anëtarësimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në NATO. Në seancë ka marrë pjesë edhe kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev. Vendet-anëtare të NATO-s më 6 shkurt e kanë nënshkruar Protokollin për inkuadrimin e Maqedonisë së Veriut në Aleancë. Pas ratifikimit të Protokollit në parlamentet e të gjitha 29 vendeve-anëtare të Aleancës, Maqedonia e Veriut edhe zyrtarisht do të bëhet anëtare e plotfuqishme.