Shkup, 6 shtator – Kryeministri Zoran Zaev sot deklaroi se është i gatshëm të konvokojë takim të liderëve për Ligjin për Prokurori Publike, nëse ka nevojë për këtë, por theksoi se megjithatë duhet të jepet mundësi për zgjidhje përmes rrugës ligjore, informon KOHA.
“Presim nga grupet e punës të thonë nëse ka nevojë për takim të liderëve. Nëse ata thonë unë jam i gatshëm. Qëllimi është të gjendet zgjidhje për Ligjin për Prokurori Publike”, deklaroi Zaevi, pas vizitës në spitalin “8 Shtatori”.
I pyetur nëse ka plan B apo 80 deputetë, kryeministri Zaev, tha se nuk ka menduar për atë sepse duhet të japë mundësi për zgjidhje përmes rrugës ligjore.
“Besoj se përmes ligjit do të gjindet zgjidhje. T’i japim mundësi ligjit. Kemi shtatë ditë. Duhet të gjindet zgjidhje. Një pjesë e madhe e fineseve janë zgjidhur”, porositi Zaevi. (koha.mk)