Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev ka uruar kryeministri Edi Rama, për fitoren e zgjedhjeve të 25 prillit.
Homologu maqedonas ka bërë urimin në gjuhën shqipe përmes një telefonate.
Më herët, presidenti turk Recep Tayyip Erdogan dhe kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis, kanë qenë dy krerët e parë të shteteve fqinje, të cilët kanë uruar kryeministrin Edi Rama për fitoren në zgjedhjet e 25 prillit. Letër urimi nga burgu i Hagës ka shkruar edhe ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.