Shkup, 26 shtator – Bartësit kryesor të pushtetit në Maqedoni, kryeministri Zoran Zaev dhe kryeparlamentari Talat Xhaferi e kanë uruar kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj. Nga kabineti i kryetarit të Parlamentit informojnë për gazetën KOHA se urimi Haradinajt i është përcjellë përmes kanaleve diplomatike, ndërsa zëdhënësi i Qeverisë, Mile Boshnjakovski thotë se njëjtë ka ndodhur edhe me urimin e kryeministrit Zaev drejtuar kryeministrit të ri të Republikës së Kosovës. Në ndërkohë, nga kabineti i presidentit, Gjorge Ivanov, nuk morën asgjë përgjigje nëse i njëjti e ka uruar kryeministrin Haradinaj. Ndryshe, të martën kryeministri i Republikës së Kosovës ka marrë urim nga kryeministri i Lituanisë, Saulius Skvernelis. (koha.mk)