Kryeministri shqiptar garanci për barazi qytetare të plotë në të gjitha fushat në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe për integrimin e saj në të gjitha strukturat e Bashkimit Europian.
Të dashur vëllezër e motra të Maqedonisë së Veriut!
Si kryetar i Unionit Artistik të Kombit Shqiptar “Kalorës i Urdhrit të Skenderbeut”, nderuar me “Medaljen Gjergj Kastrioti”, si përkrahës e pjesëmarrës fuqimisht në proceset kombëtare ju bëj thirrje shumë vëllazërore e tepër shqiptarisht për bashkim, pavarësisht ndasive të partive e komunave, jo për një ide politike, por rreth një ideali të brezave të tërë, për një vepre historike, që përmbush ëndrrën e kahmotshme.
Me dt 15-të korrik bëhuni pjesë e procesit, dilni e votoni kryeministrin e parë shqiptar z Naser Ziberi, në Republikën e Maqedonisë së Veriut që të merrni atë që ju takon, të drejtë e legjitime, shpërblimin e kontributit e investimit mijëra vjeçarë.
E ardhmja është në duart tuaja.
Gjithsecili e gjithsecila prej jush, me votën e tij apo të saj për kryeministrin e parë shqiptar vendos një tufë me lule në varrezat e deshmorëve të Kombit, ku prehen eshtrat e atyre që bënë sakrificën sublime, derdhën gjakun, dhanë gjënë më të shtrenjtë, jetën për liri e barazi.
Gjithsecili e gjithsecila prej jush me votën e tij, apo të saj bëhet misionarë apo misionare të përmbushjes se amanetit të deshmorëve, bëhet nënshkrues apo nëshkruese të ngadhënjimit historik, realizimit të kauzës së shtrenjtë e të shenjtë, për të cilën janë sakrifikuar mijëra jetë njerëzore në kalvarin e gjatë shekullorë.
Çdo votë e juaja është një gur’ në godinën e qeverisjes realpolitike që do të krijohet, si garante e paqes, bashkëjetesës, harmonisë ndërfetare, ndëretnike, barazisë së plotë qytetare në të gjitha fushat në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe për integrimin e saj në të gjitha strukturat e Bashkimit Europian, ashtu siç u përmbyll me sukses antarësimi në NATO.
Mesazhi i thuprave që na ka lanë si testament ideatori i nëntorit të parë të shqiptarëve, arkitekti i Shtetit të Përqëndruar Arbëror, Heroi ynë Kombëtar Gjergj Kastrioti (Skenderbeu) sot është më kuptimplotë se kurrë.
Askush nuk mund ti thyente thuprat e bashkuara.
Nuk ka forcë, mbitokësore, as nëntoksore që t’i mundë shqiptarët e bashkuar.
Bashkimi bën fuqinë e fuqia drejtësinë.
Kah’ është forca është arsyeja.
S’ka termet, tajfun as tsunam politik që do të mund ta lëkundë bashkimin shqiptar e votën e tyre unike.
Kryeministri i parë shqiptar është kushtrim fishtian.
Vargjet lapidare të Homerit të ndjesive shqiptare Gjergj Fishta, sot janë më domethënëse se kurrë.
L’sho kushtrimin n’toskë e n’gegë.
Mblidhn’u tok si kokrrat n’shegë.
Vëllezër e motra shqiptarë të Maqedonisë së Veriut! Mblidhuni si kokrrat e shegës për realizimin e kauzës, finalizimin e ëndrrës.
Voto juaj referendare për kryeministrin e parë shqiptar është epilogu i romanit të përgjakur shqiptar dhe prologu i epopesë shqiptare.
Plebishiti popullor i 15-të korrikut për kryeministrin e parë shqiptar ndan epokat, çel historinë e re, vendos dinjitetin e shqiptarëve, barazinë qytetare, shqiptarët të barabartë mes të barabartëve.
Shqiptarët nuk do të trajtohen kurrë më qeraxhinj në trojet e tyre, sepse ata ishin dalzotësit e ruajtjes së sovranitetit e integritetit territorial të Maqedonisë së Veriut.
Është koha për kryeministrin e parë shqiptar, i cili do të forcojë e konsolidojë, sovranitetin, integritetin, demokracinë, shtetin e së drejtës.
Ai do të punojë me përkushtim për zhvillimin ekonomik e prosperitetin e vendit, duke hartuar një program ambicioz, realizimin e të cilit do ta shoqërojë me një paketë fiskale sipas një kibernetike të saktë, për të thithë investime, duke çliruar investuesit e huaj, sipërmarrësit e bizneset vendase nga barra e stërfishtë dhe tentakulat e oktapodit korruptiv me një investigim të rreptë në të gjithë hallkat shtetërore, me qëllim stimulimin e nxitjen e konkurencës së lirë, krijimin e shanseve të barabartata për të gjithë qytetarët, inkurajimin e kontributeve të tyre për rritjen e treguesve makroekonomikë e mikroekonomikë, rritjen e mirëqenies e begatisë, njëkohësisht realizimin e sherbimeve sociale me devotshmëri, si dhe përkujdesje të posaçme ndaj njerëzve në nevojë në Maqedoninë e Veriut.
Është koha për kryeministrin e parë shqiptar.
Unë e besoj.
Pse Jo?
Është e drejtë, e ligjshme, e mundshme.
Erdhi dita e triumfit.
Ju priftë e mbara.
Urime e suksese.
E gëzofshi kryeministrin e parë shqiptar z Naser Ziberi.
Azgan Haklaj “Mjeshtër i Madh” ish deputet i Kuvendit të Shqipërisë.
President i Unionit Artistik të Kombit Shqiptar “Kalorës i Urdhrit të Skenderbeut”.
Nderuar me “Medaljen Gjergj Kastrioti”.
Autor i 7 Librave.