Shkup, 25 prill – Lidhjes Socialdemokrate të Maqedonisë i ka humbur durimi nga bllokada e Parlamentit më shumë se tre muaj nga deputetët e VMRO-së, ndërsa të martën në koordinim me partitë shqiptare BDI dhe ASH, ka vë në lëvizje planin B, atë që në mënyrë të njëanshme të zgjedhë kryeparlamentarin dhe Qeverinë e re, shkruan gazeta KOHA. Kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev, sot në mesditë është takuar në Parlament me kryetarin e BDI-së, Ali Ahmeti, për të koordinuar procesin që do të çojë drejt zgjedhjes së institucioneve legjitime të dala nga zgjedhjet e 11 dhjetorit, kjo nga ajo që u fol jozyrtarisht të martën në Parlament. Lidhur me këtë takim, Zaev tha për mediat se konsultohet çdo ditë me liderët e… (më gjerësisht në numrin e nesërm të gazetës KOHA)