Zaevi dhe Ahmeti do të tentojnë të gjejnë kandidat të përbashkët për president

8

Shkup, 18 shkurt – Kryeministri Zoran Zaev dhe lideri i BDI-së Ali Ahmeti në takimin e sotëm në Klubin e deputetëve konkluduan që të tentojnë për të gjetur një personalitet të përbashkët për kandidat për president të shtetit.

Zaevi pas takimit deklaroi se ai personalitet duhet t’i përfaqësojë të gjithë qytetarët në Republikën e Maqedonisë së Veriut me çka do të jepet mesazh për një shoqëri për të gjithë.

Paralajmëroi se organet partiake në ditët në vijim do t’i vazhdojnë konsultimet për mundësinë për kandidat të përbashkët presidencial.

“Bëhet fjalë për një shans të vlefshëm, që ndoshta do të ketë sukses, ndoshta edhe jo”, tha Zaev.

Ai përsëriti se nuk do të kandidohet për shef të shtetit. I pyetur cilët janë kandidatët e mundshëm të LSDM-së, Zaev tha se prej dhjetë emrave të cilët përmenden në opinion, pesë janë favoritë. Paralajmëroi se informacione më konkrete do të mësohen në ditët në vijim.

Për profesoreshën Gordana Sijanovska, theksoi se për ta nuk është e pranueshme si kandidate e përbashkët presidenciale.

Ali Ahmeti, megjithatë, deklaroi se vendimet që do të sillet duhet të jenë në dobi të shtetit, shumicës së qytetarëve dhe të partive. Konfirmoi se bisedimet vazhdojnë në nivel të sekretarëve organizativë.

Në pyetje të gazetarëve nëse BDI-ja do ta mbështesë Zoran Zaevin si kandidat, Ahmeti nuk u përgjigj konkretisht. Tha se nuk është mirë një lider i partisë politike të bëhet president.

I pyetur për Nikolla Dimitrov, lideri i BDI-së tha se nuk dëshiron tani të deklarohet për emra, se bëhet sondazhe të cilat duhet të japin njohuri më konkrete.

Ahmeti theksoi se edhe ai nuk do të kandidohet për shef të shtetit.

Pas takimit me Ahmetin, Zaev paralajmëroi bisedime edhe me partitë tjera politike nga dhe jashtë koalicionit qeveritar.

Comments are closed.