Shkup, 7 qershor – Përparim i marrëdhënieve bilaterale dhe zbatim i masave për ndërtimin e besueshmërisë, të cilët janë të rëndësishme për të dy vendet (Maqedoninë dhe Greqinë), kanë qenë pjesë e temave për të cilat kryeministrat e dy vendeve, Zoran Zaev dhe Aleksis Cipras, kanë diskutuar në linjë telefonike. Mes tjerash është folur edhe për perspektivën evropiane të Maqedonisë, për zhvillimin e lidhjeve greko-maqedonase dhe kontestin me emrin. Nga Kabineti i Cipirasit kumtuan se kryeministri grek Zaevit ia ka uruar marrjen e funksionit të kryeministrit në Maqedoni. Cipiras në bisedë i ka përsëritur pozitat greke në lidhje me kontestin me emrin, ndërkaq është diskutuar edhe për perspektivat e Maqedonisë për pranim në Bashkimin Evropian dhe NATO. Takimi i parë zyrtar mes përfaqësuesve të Qeverisë së Greqisë dhe të Maqedonisë, pritet që të mbahet këtë muaj, pasi që javën e kaluar ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Koxias, e ftoi ministrin e Punëve të Jashtme të Maqedonisë, Nikolla Dimitrovin që ta vizitojë Athinën.