Shkup, 29 shkurt – Liderët e LSDM-së dhe VMRO-DPMNE-së, Zoran Zaev dhe Hristian Mickoski, janë të bindur se do të jenë fitues të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 12 prillit, por e përjashtojnë mundësinë që të bëjnë koalicion të gjerë. Zaevi në duelin në TV Kanal 5 paralajmëroi se LSDM-ja në zgjedhjet do të garojë si parti multietnike, ndërsa Mickoski theksoi se VMRO-DPME-ja do të garojë si parti politike maqedonase.
Megjithatë, Zaevi nuk e përjashton mundësinë për koalicion të gjerë, por pasi VMRO-DPMNE-ja të humb në zgjedhje dhe Mickoksi të japë dorëheqje, pas çka do të evropianizohet partia.
Paralajmëroi se ai do të jetë bartës i listës në njësinë zgjedhore numër katër dhe i bëri thirrje Mickoskit që të garojnë në teren vendor. Theksoi se për të përgjegjësi para popullatës është që të jetë bartës i listës zgjedhore, e jo kandidat “shpic”, që mund të interpretohet si ikje nga përgjegjësia.
Mickoski, theksoi se ka dhënë propozim për kandidat “shpic” për mandatar për qeverinë e ardhshme, sipas tij ajo është vertikale morale, por vendimin përfundimtar për atë se a do të jetë kandidat “shpic” ose bartës i listës do të dihet javën e ardhshme në BQ të partisë.
Zaevi e cilësoi si hap historik koalicionin parazgjedhor të LSDM-së me lëvizjen BESA.
Në pyetjen se a do të bëjë koalicion me BDI-në, Mickoski tha se partia e tij do të bëjë koalicion me secilën parti, e cila mund ta pranojë programin e VMRO-DPMNE-së dhe programi i së cilës do të mund të pranohet nga partia e tij. I dëshiroi Zaevit fat në koalicionin me lëvizjen BESA, por vlerëson se është hipokrizi Zaevi të jetë, siç theksoi, kritikues i BDI-së dhe të jetë opozitë mes shqiptarëve në shtet. Me koalicionin me lëvizjen BESA, shtoi, Zaevi ashpër i manipuloi votuesit nga blloku shqiptar dhe po tenton të vjedhë vota nga ata me tentimin që të aktrojë opozitë në kornizat e bllokut politik shqiptar.
Zaevi replikoi për këtë çështje se me këtë deklaratë ai në fakt i ka nënçmuar bashkësitë tjera etnike në vend. “Përdorimi i nacionalizimit ndonjëherë do t’ju sjellë në situatë që të mos i lani duart”, e porositi Zaevi Mickoskin.(koha.mk)