Zaevi: Ballkani të jetë një vend më i mirë për jetesë

0

Ohër, 10 nëntor – Kalimi i kufijve vetëm me kartë identiteti, korsi të shpejta për kamionët dhe njohje reciproke të diplomave janë vetëm një pjesë e përfitimeve  të deklaratës që në Ohër e dakorduan kryeministrat e Maqedonisë së Veriut dhe të Shqipërisë Zoran Zaev dhe Edi Rama dhe presidenti serb Aleksandar Vuçiq. Ata sot nga Ohri u bëjnë thirrje edhe shteteve të tjera të Ballkanit Perëndimor të bashkëngjiten drejt kësaj nisme dhe bashkërisht të ndërtojnë një Ballkan Perëndimor më ndryshe i cili do të jetë një vend për jetesë dhe faktor i rëndësishëm në Evropë.

“Plani veprues parashikon 24 orë shtatë ditë në javë funksionim të plotë të kufijve tanë. Mundëson lëvizje të plotë me karta identiteti të qytetarëve nga i gjithë rajoni, mundëson kushte të cilat do të thonë korsi të shpejta për kamionët në vendkalimet kufitare, mundëson njohje të ndërsjellë të të gjitha dokumenteve nga pjesa e agjencive për ushqim, veterinari deri te të gjitha institucionet administrative të cilat i përpunojnë dokumentet janë me qëllim që të japë mobilitet më të madh të mallrave, kapitalit dhe të shërbimeve…”, deklaroi kryeministri Zaev në konferencën e përbashkët për shtyp.

Është hartuar edhe një plan konkret si në mënyrë të ndërsjellë të njihen diplomat që të munden investuesit e huaj dhe vendor të kenë ofertë të plotë e me të gjerë të kuadrit të kualifikuar nga i gjithë rajoni. “E gjithë kjo do të sjellë shumë jetë më të tërheqëse para së gjithash për qytetarët tanë, por do të hapë edhe një kapitull të ri. Shpresoj se të gjithë pjesëmarrësit në këtë proces do ta pranojnë këtë nismë sepse ajo sjell mirësi për të gjithë Ballkanin, por edhe na faktorizon para vendeve të Evropës Perëndimore ku duam të bashkëngjiteni”, tha Zaevi.

Kryeministri shqiptar Edi Rama, për të cilin gjithashtu nuk ka asgjë më të rëndësishme nga lëvizja e lirë e njerëzve, paralajmëroi se takimi i ardhshëm do të mbahet në Durrës më 21 nëntor në të cilin pritet të marrë pjesë edhe Zhozef Borel, trashëgimtari i përfaqësueses së Bashkimit Evropian, Federika Mogerini. Takimi i sotëm në Ohër vijon  pas takimit të parë që Zaevi, Rama dhe Vuçiq e patën në Novi Sad.

Comments are closed.