Shkup, 3 tetor – Kryeministri Zoran Zaev sot në takim me trupin koordinues të subjekteve juridike shoqërore nga përmbytjet e vitit të kaluar në lagjet Çento të Shkupit dhe përreth ka informuar për propozimin qeveritar masa për dëmshpërblim dhe ka paralajmëruar se do të korrigjohet padrejtësia ndaj tyre dhe problemi i tyre do të zgjidhet. Zaev ka thënë se bëhet fjalë për konfirmim të hapave të parë që të fillohet me procedurë konkrete me qëllim, qëndron në kumtesë, të korrigjohet padrejtësia e cila u është bërë banorëve dhe afaristëve nga lagjja Çento dhe lagjet përreth me injorim të deritanishëm të problemeve të tyre. “Vullneti im dhe i shumicës është që ta rregullojmë edhe këtë padrejtësi. Do t’i gjejmë të gjitha masat e mundshme juridike që të tregojmë se shteti mund dhe duhet të jetë nënë për të gjithë”, ka thënë Zaev. Ai ka potencuar se në bashkëpunim me komisionin për vlerësim të dëmeve dhe trupit koordinues do të merren parasysh të gjitha faktet dhe procesverbalet me të cilat disponojnë afaristët për dëmin e shkaktuar që përfundimisht problemi të dëmeve të kalojë në fazën e zgjidhjes.