Shkup, 22 shtator – Investimi në sistem transportues më cilësor, efikas dhe ekonomik ka rëndësi të posaçme për zhvillimin e ekonomisë dhe për cilësi më të lartë të ekonomisë dhe cilësi më të lartë të jetës së qytetarëve, kanë konstatuar në takimin e sotëm të kryetarit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, drejtorit të Sekretariatit të Përhershëm të Komunitetit të Transportit për Evropën Juglindore, Matej Zakonjshek.
“Si prioritet veçanërisht u theksua nevoja për investim në infrastrukturën rrugore, para së gjithash në sigurinë e rrugëve, avancimin e transportit hekurudhor, veçanërisht në ndërtimin e hekurudhës drejt Bullgarisë, si dhe nevojë për lehtësimin e formaliteteve kufitare, ku si shembull pozitiv u përmend vendkalimi i integruar kufitar “Tabanoc”, mes vendit tonë dhe Serbisë”, kumtoi shërbimi qeveritar për informim.
Bashkëbiseduesit e theksuan nevojën për rrjetëzim efikas të sistemeve transportuese me rajonin dhe me Bashkimin Evropian.
Drejtori Zakonjshek në takim e shprehu gatishmërinë e Komunitetit të Transportit për mbështetjen e Republikës së Maqedonisë së Veriut në zbatimin e projekteve konkrete, tejkalimin e çështjeve të caktuara, si dhe gjatë miratimit të legjislacionit evropian dhe standardeve në sferën e transportit.
Kryeministri Zaev e theksoi përkushtimin e Qeverisë në agjendën evropiane, gjatë së cilës theksoi se politikat qeveritare vazhdojnë të zhvillohen drejt integrimit më të madh rajonal dhe evropian, në këtë drejtim dhe përmes lidhjes më të shpejtë dhe më të mirë në rajon dhe me BE-në.
Në takim, ku morën pjesë edhe ministri për Transport dhe Lidhje, Bllagoj Boçvarski, u shprehën urime për zgjedhjen e Qeverisë së re, si dhe për energjinë e re në qasje për avancimin e problemeve të transportit.