Zaev – Vondraçek: Mbështetja çeke për anëtarësim në NATO hap për aspiratat euroatlantike të Maqedonisë

Shkup, 12 shtator – Kryetari i Dhomës Përfaqësuese të Parlamentit çek, Radek Vondraçek, në takimin e sotëm me kryeministrin Zoran Zaev në Pragë, shprehu mbështetje për anëtarësimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në NATO. Vondraçek potencoi se ky do të jetë një hap i madh për aspiratat euroatlantike të shtetit tonë.

Kryeministri Zaev, siç bëri të ditur pres shërbimi qeveritar, ka shfaqur bindje se vendimi për fillimin e negociatave inkuadruese në tetor do të ketë ndikim pozitiv në të gjithë rajonin të Ballkanit Perëndimor. Njëherit i ka shprehur falënderim Parlamentit, Qeverisë dhe qytetarëve për mbështetje e Republikës së Maqedonisë së Veriut në procesin eurointegrues.

“Do të doja të shpreh kënaqësi dhe gëzim që jam sot këtu pikërisht kur Parlamenti çek do ta ratifikojë Protokollin për inkuadrim në NATO për Maqedoninë e Veriut. Thellësisht i jam mirënjohës Parlamentit, Qeverisë dje qytetarëve të Çekisë për këtë mbështetje dhe pres që anëtarësimi ynë në NATO të bëhet efektivisht së shpejti. Beson se vendimi për fillimin e negociatave inkuadruese në tetor të këtij viti do të ketë ndikim pozitiv në të gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor. Vendimi i këtillë do të japë porosi se se Ballkani Perëndimor është pjesë përbërëse e Evropës, e cila do ta njohë progresin e përgjithshëm në reforma, investime si dhe në zgjidhjen e çështjeve të ndjeshme në vendin tonë”, theksoi kryeministri Zaev.

Rajoni stabil dhe prosperues i Ballkanit Perëndimor, shtoi, është në interes të BE-së, veçanërisht lidhur me gjeopolitikën, ekonominë dhe sigurinë.

Zaevi është takuar me Vodraçekun në suaza të vizitës njëditore në Pragë, Republika e Çekisë me rastin e ratifikimit të Protokollit për inkuadrimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në NATO.

Republika e Çekisë është shteti-anëtar i 22-të i NATO-s që e ka ratifikuar Protokollin për inkuadrimin në NATO për Republikën e Maqedonisë së Veriut.