Shkup, 21 tetor – VMRO-DPMNE ikë nga zgjedhjet e shpejta, ka deklaruar kryeministri Zoran Zaev në intervistën për emisionin 360 gradë në Alsat-M. Ai thotë se ka ofruar dy data për në muajin dhjetor, por opozita ka refuzuar, transmeton gazeta KOHA.
“De fakto VMRO-DPMNE nuk duhet të synojë 100 ditë të jetë Qeveria. Duhet ta ketë Marrëveshjen e Përzhinës. Përfundimisht ikin nga zgjedhjet. E dini si: kërkojmë, kërkojmë zgjedhje- ne i ofruam, treguam pjekuri demokratike dhe tani fillon ajo që unë e them, murmuritja. Pra nuk bën kështu, se ligji nuk bën kështu, nuk e di çka do thonë qytetarët, eja të vazhdojmë në pranverë apo tjera. A do të jenë në dhjetor ose më 12 prill VMRO-DPMNE do të pësojë edhe një humbje pasi atje asgjë nuk ka ndryshuar. Ata janë të njëjtë”, ka thënë Zaev.
Sipas tij, në zgjedhjet e fundit parlamentare VMRO-DPMNE nuk kanë humbur sepse e kanë pasur kontrollin mbi pushtetin diktatorial, ndërsa tani siç thotë, “absolutisht nuk kanë pushtet të kontrollojnë shpirtrat e qytetarëve siç e kanë bërë”.(koha.mk)