Zaev: Vijon sukses i plotë dhe fillim i negociatave deri në fund të vitit

Shkup, 18 qershor  – Me konstatimet e Këshillit të ministrave të Luksemburgut marrim mirënjohje të fuqishme dhe të qartë për arritjet tona vitin e kaluar. Morëm konfirmim të qartë edhe për reformat të cilat i kemi zbatuar dhe për të gjitha rezultatet e realizuara në planin vendor, por edhe lëvdata për Marrëveshjet me Greqinë dhe Bullgarinë. Kjo për ne dhe për qytetarët është shumë e rëndësishme dhe na tregon se angazhimet e përbashkëta nuk ishin të kota, publikoi kryeministri Zoran Zaev në profilin e tij në FB, transmeton KOHA.

Ai thekson se me konstatimet e Këshillit na është caktuar pikë e saktë kohore në të cilën do të sillet dhe vërtetohet vendimi për fillimin e negociatave për anëtarësim në BE, ndërsa kjo jo më vonë se në tetor të këtij viti. Për ne, thekson Zaev, ishte kyçe ky vendim të sillet këtë vit, ndërsa ky konstatim pikërisht këtë e konfirmon.

“Ne në ndërkohë vazhdojmë me punë dhe reforma. Rezultati ynë është i qëndrueshëm dhe i pandërprerë. Vazhdojmë me përgatitje intensive për fillimin formal të negociatave deri në fund të këtij viti. Jemi të kënaqur prej konstatimit të sotëm, por ai do të thotë edhe sukses i plotë në tetor, kur të kurorëzohet me vendimin përfundimtar për fillimin e negociatave dhe fillimin praktik deri në fund të vitit”, shton kryeministri Zaev.