Shkup, 15 korrik – Kryeministri Zoran Zaev në konferencën e sotme për shtyp tha se për veting transparent, por jo vetëm në gjyqësi, me qëllim që të përforcohet sistemi në shtet.
“Me arsye kam kam qëndruar pas një procesi dhe edhe deri më sot qëndroj në këtë këndvështrim si mënyrë më e shpejtë që ta përmirësojmë gjyqësorin në shtet, ndërsa kjo është shpërbërja me të drejtë të rizgjedhjes. Kur biseduam me partnerët evropianë ata kërkuan përgjegjësi personale, e jo kolektive dhe kjo është një arsye më pak e rëndësishme. Si arsye e dytë më e rëndësishme është kapaciteti i resursit, gjegjësisht si të plotësohen vendet e zbrazëta të gjykatësve dhe prokurorëve nëse ata shkojnë në proces të vetingut”, tha Zaevi.
Ai shtoi se në shtet pas sistematizimit ka 750 vende të gjykatësve, ndërsa për momentin ka 520 gjykatës.
“Për momentin prej 520 gjykatësve nëse për shembull 200 nuk i përmbushin kushtet do të mbesim me 320 gjykatës prej 750 të projektuar si nevojë. Atëherë do të hyjmë në lloje të tjera të problemeve”, tha Zaevi.
Ai theksoi se sot Akademia e Gjykatësve dhe Prokurorëve Publikë është në proces të konkursit të 60 kandidatëve për gjykatës dhe prokurorë publikë.
“Bëjmë përpjekje ata 60 nëse mundet të bëhen 60, por Akademia nuk ka as kapacitet, as ndërtesë personale kur duhet të bëhen trajnimet. Bisedojmë me Bashkimin Evropian të gjithë bashkëpunëtorëve profesionalë, avokatëve, profesorëve universitarë me mbi pesë vjet përvojë praktike të mundet në dy – tre muaj në Akademi ta japin provimin”, tha Zaevi në konferencën e sotme për shtyp në Qeveri.