Shkup, 10 mars – Kryeministri Zoran Zaev, me rastin e festës ortodokse Falja, porositi se festa e sotme, festa e faljes dhe pajtimit është një mundësi që të bëjmë një hap përpara për rrëzimin e kësaj bedene e cila ngrihet para së ardhmes sonë të përbashkët.
“Dita e sotme, Falja, na mëson që shprehjet e egoizmit dhe varësia ndaj tij, janë ndarjet dhe urrejta. Sot nxitemi që të shkojmë në rrugën e unitetit dhe të mirëkuptimit reciprok në interes të të gjithë qytetarëve të vendit tonë”, tha Zaev në video mesazhin drejtuar qytetarëve.
Kryeministri rekomandoi se vetëm një shoqëri e pajtuar të cilën e bashkon mundësia e dallimeve, do të sjellë stabilitet dhe shtet të perspektivës për të gjithë qytetarët tanë dhe se në një Maqedoni Veriore të tillë, në një shoqëri të barabratë për të gjithë, besojnë shumica e qytetarëve.
“Nëse e pranojmë përgjegjësinë e të ardhmes sonë, për të ardhmen e shtetit tonë të pëbashkët, meritat do t’i takojnë të gjithëve! Po shtrijmë dorën për pajtim me të gjithë fqinjët tanë. Të shtrijmë dorën për pajtim edhe në vend si vlerë e cila është virtyt i popujve dhe kombeve të mëdha”, deklaroi Zaev.
Ai porositi që politikat e ndarjes dhe shkaktimin e konflikteve që njerëzit i ndanë në “tanët” dhe “tuajit” t’i lihen të kaluarës dhe të gjithë të përpiqemi, siç tha, “të bisedojmë me ne të ndryshmit, me të tjetër, t’i dëgjojmë bashkëbiseduesit dhe të përpiqemi që të kuptojmë edhe qëndrimet e tyre, madje edhe kur nuk pajtohemi me to”.
“Të mësohemi me këto virtyte, të përthithim nga fryma e faljes dhe pajtimit me të cilën është mbushur kjo ditë. Të kërkojmë shumë mençuri dhe durim në synimin tonë për një shtëpi dinjitoze për të gjithë qytetarët. Të gjithë ne të kërkojmë falje nga njëri-tjetri, të falim dhe të shikojmë përpara!, thuhet në video mesazhin e kryeministrit Zoran Zaev për qytetarët.