Shkup, 12 dhjetor – Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, Zoran Zaev, si pjesë e axhendës së vizitës zyrtare të delegacionit qeveritar të Maqedonisë në Republikën e Kosovës, sot u takua edhe me kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli.
Nga pres-shërbimi qeveritar kumtoi se në takim, kryeministri Zaev i shoqëruar nga delegacioni qeveritar në përbërje të Kreshnik Bekteshit, ministër i Ekonomisë, Goran Sugarevski, ministër i Transportit, Robert Allagjozovski, ministër i Kulturës dhe Edmond Ademi, ministër pa dikaster i angazhuar për diasporën, ka theksuar se është me rëndësi të veçantë që edhe kjo mbledhje e konfirmon miqësinë e hapur dhe të të sinqertë mes dy vendeve.
“Me këtë vizitë dërgojmë mesazhe të fuqishme dhe të sinqerta në dy vendet, se ndërtojmë shoqëri të qytetarëve të barabartë. Këmbëngulim dhe krijojmë kushte që t’i arrijmë standardet evropiane”, ka thënë kryeministri Zaev pas takimit me Veselin.
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Veseli ka theksuar se dy vendet ndajnë të kaluar të përbashkët, por para tyre është edhe e ardhmja e përbashkët si fqinj, si vende të rajonit, dhe si pretendentë për anëtarësim në BE dhe NATO.
Në takim është konstatuar se interes i përbashkët i të gjithë vendeve në rajon është stabiliteti dhe siguria e tyre, si dhe progresi ekonomik, si bazë për realizimin e interesave strategjike të të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor – integrimet euroatlantike.
Zaev dhe Veseli kanë shprehur gatishmëri që t’i nxisin takimet e ardhshme të përfaqësuesve të lartë të dy vendeve si praktikë, e cila do t’i ashpërsojë dhe avancojë marrëdhëniet në shumë fusha.