Shkup, 27 dhjetor – Vendkalimi kufitar Klepalo, në Berovë në kufirin midis Maqedonisë dhe Bullgarisë, në pajtim me Marrëveshjen për miqësi të arritur me Bullgarinë duhet të jetë në funksion në vitin 2020, por shpresoj se kjo do ndodh në vitin 2019, deklaroi kryeministri Zoran Zaev.
Duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve nga Jagoda Shahpaska nga LSDM-ja, sqaroi se në këtë projekt pritet rrumbullaksim i ndërtimit të rrugës 30 kilometra nga ana bullgare, ndërsa deri më tani janë ndërtuar 20 kilometra. Nga ana e Maqedonisë është ndërtuar pjesa nga Berova deri në Klepalo.
“Rruga është nga interesi i madh i qytetarëve tanë dhe për Berovën, por edhe deri në Shkup. Ndërtimi i korridorit 8 është një prej prioriteteve për Maqedoninë. Ndërtimi i këtij korridori nuk është vetëm zgjerimi i rrugës ekspres nga Kumanova deri tek kufiri bullgar, stacioni hekurudhor, por edhe Shkup-Miladinovci – Shtip, Shtip – Koçan, Koçan – Berovë, nga Berovë deri tek kufiri bullgar. Pasi me vetë zhvillimin presim perspektiva ekonomike për tërë rajonin që të hapet si gonxhe, se ku ka tranzitim i automjeteve sjell edhe jetë, ringjallje”, tha Zaev.
Është përzgjedhur kontraktuesi me nënkontraktuesin ashtu që deri në verën e vitit 2019, tha, pritet të përfundojë dhe me këtë ka ndodhur edhe nga ana bullgare, të lëshohej në përdorim para afatit të konfirmuar.