Shkup, 16 mars – Ligji për përdorimin e gjuhëve asgjë nuk do të ndryshohet në Maqedoni as do ta prishë ardhmërinë e saj të përbashkët. Apeloj të lihet të jetojë ligji, të respektohen institucionet, ndërsa Gjykata Kushtetuese dhe Komisioni i Venecias të prononcohen për të, deklaroi kryeministri Zoran Zaev. Vendimi i presidentit Gjorge Ivanov që mos e dekretojë ligjin, për Zaevin është shkelje flagrante e Kushtetutës, por edhe burracakëri”.
“Ta lëmë ligjin përdorimin e gjuhëve ta shohë ditën. Mua më vjen keq që presidenti i shtetit vendosi tekstualisht të mos e respektojë Kushtetutën dhe publikoi se për herë të dytë nuk do ta dekretojë ligjin. Kjo nuk është mirë, kjo është shkelje flagrante e Kushtetutës së Maqedonisë dhe gjithsesi institucionet nuk kanë të drejtë të lejojnë kjo të ndodhë. Por, njëkohësisht kjo për mua nënkupton burracakëri, të mos lejohet që ligji për shkak të kësaj nëse lihet ligji të jetojë përfundimisht do ta realizojmë obligimin e fundit ligjor nga Marrëveshja e Ohrit. Dhe të gjithë do të shohin se nuk do të ketë as Axhendë e Tiranës në Maqedoni, se Maqedonia nuk do të jetë shteti i shqiptarëve apo nuk di cilat nga komunitetet në shtet”, tha Zaev duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve në margjinat e Forumit për sundimin e së drejtës në EJL.
Zaev theksoi se ky ligj nuk është votuar fshehtas dhe pas kuintave siç është bërë më herët, por nëntë muaj ishte debat i hapur.
Ai konsideron se ligji duhet të dekretohet, të dorëzohet deri te Gjykata Kushtetuese dhe Komisioni i Venecias, por edhe qartë të thuhet se në Shtip, në Gjevgjeli, në Strumicë nuk është patjetër askush të flasë gjuhën shqipe.