Shkup, 27 qershor – Kryeministri Zoran Zaev sot shprehu, siç tha, kënaqësi të madhe nga vendimi i djeshëm për marrje të datës për negociata me Bashkimin Evropian në qershor të vitit 2019.
“Duke pasur parasysh se në maj të vitit 2019 janë zgjedhjet për Parlamentin Evropian, vendimi i BE-së është tërësisht me pritjet tona. Ne jemi të lumtur dhe në mënyrë plotësuese të motivuar”, tha Zaev sot para fillimit të fjalimit të tij në seminarin e 98-të ROS-ROT në Kuvend.
Ai iu falënderua të gjithë vendeve-anëtare të Bashkimit Evropian për këtë, siç tha, vendim motivues për Maqedoninë.
“Posaçërisht më vjen mirë që dy fqinjët e tanë, Bullgaria dhe Greqia zhvillonin diskutim të frytshëm dhe luftuan për këtë vendim të dëshiruar për Maqedoninë, si dhe për Shqipërinë”, tha kryeministri.
Ai gjithashtu uroi Shqipërinë për vendimin e djeshëm të Këshillit për punë të përgjithshme të BE-së në Luksemburg.
Duke iu përgjigjur pyetjeve të të pranishmëve, Zaev tha se të premten do të ketë takim dhe se pas atij takimi do të publikojnë pritje të vendimit nga Samiti i NATO-s.