Rankovc, 22 qershor – Shteti duhet të marrë vendim të përbashkët për referendum. Të gjithë kanë të drejtë në debat, shteti duhet bashkërisht të marrë vendim dhe tentimet duhet t’i bëjmë së bashku duke u harmonizuar me partnerët e koalicionit lidhur me këtë çështje jashtëzakonisht të rëndësishme si referendumi. Ky është proces dhe duhet edhe pushteti edhe, opozita edhe partnerët e koalicionit të harmonizohen, deklaroi sot kryeministri Zaev.
Sipas tij, në procesin në konfirmimin e çështjes së referendumit do të definohet edhe kjo nëse referendumi do të jetë obligues apo konsultativ.
“Për atë që pajtohem me opozitën është se referendumi duhet të jetë i obligueshëm, ndërsa së bashku duhet të konfirmojnë nëse do të jetë konsultativ apo obligues nga shkaqe nga të gjitha këto porosi të cilat kohët e fundit dërgohen lënë përshtypje se dikush dëshiron ta bllokojë Maqedoninë. Flas për referendum të obligueshëm nëse të gjithë 50 për qind plus një qytetar dalin dhe e mbështesin referendumin, detyrë absolute e çdo qytetari është që ta respektojë vendimin dhe dhe tekstualisht të adhurohet, përveç nëse nuk është negativ. Unë nuk besoj se kjo është e mundur sot”, shtoi Zaev, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve pas shënimit të fillimit të ndërtimit të rrugës së shpejtë Rankovc – Kriva Pallankë.
Tha se këto janë hapa dhe zgjidhje historikë.