Shkup, 25 shkurt – Procesi i bisedimeve rreth gjetjes së kandidatit të përbashkët vazhdon, tha sot kryeministri dhe lideri i LSDM-së Zoran Zaev dhe paralajmëroi se nesërmbrëma në parti do të fillojë të shqyrtohen analizat dhe propozimet e tyre, por edhe ajo që ua kanë përmendur partitë me të cilat kërkojnë kandidat të përbashkët, ndërsa gjatë marrjes së vendimit do t’i kenë parasysh interesat e qytetarëve dhe shtetit.
“Ne nesërmbrëma kemi koordinim. Deri atëherë presim sublimat nga të gjitha partitë politike për sugjerimet e tyre rreth analizave të cilat i kanë bërë, por edhe të sugjerojnë emra konkret”, tha Zaev duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve para prezantimit të Planit operues për punësim për vitin 2019.
Ai shtoi se nesërmbrëma LSDM-ja do të fillojë të vendos në bazë të të gjitha analizave dhe informacioneve të cilat i kanë si parti, nga sugjerimet e trupave të tyre, por edhe nga sugjerimet nga partitë me të cilat, siç theksoi, dëshirojnë bashkarish të qëndrojnë pas një kandidati të përbashkët.
“Kemi punë tejet të rëndësishme para nesh, punë të cilat janë të rëndësishme për shtetin dhe qytetarët. Një prej tyre është mundësia të qëndrojmë bashkë pas një kandidati të përbashkët dhe për shkak një shoqërie për të gjithë dhe për shkak ardhmërisë të vendit tonë”, tha Zaev.
Sipas tij, nuk ka probleme më të mëdha mes partnerëve të koalicionit, ndërsa dobësitë e caktuara, tha, me siguri janë përditshmëria jonë, dhe do t’i zgjedhim. Por, shtoi Zaev, në asnjë rast ato nuk duhet t’i rrezikojnë proceset globale të cilat janë të rëndësishme për të gjithë qytetarët dhe vendin.