Pasojnë zgjedhje lokale në të cilat qytetarët drejtpërdrejt do të vendosin se kujt do t’ia japin besimin. Do të sigurojmë kushte për zgjedhje korrekte dhe demokratike për të gjithë qytetarët e vendit tonë që drejtpërdrejt ta praktikojnë përfitimin më të madh të demokracisë – të vendosin për veten, porositi kryeministri Zoran Zaev në video fjalimin me rastin e 15 Shtatorit, Ditës Ndërkombëtare të Demokracisë.
“Çdo votë është e rëndësishme sepse politikat të cilat do të krijohen në nivel lokal i preokupojnë të gjithë qytetarët e komunave të Maqedonisë. E shfrytëzoj këtë rast që t’u bëjë thirrje të gjithë qytetarëve të Republikës së Maqedonisë që ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre të votës në zgjedhjet lokale më 15 tetor. Vazhdojmë në realizimin e demokracisë së drejtpërdrejt”, tha Zaev.
Theksoi se Organizata e Kombeve të Bashkuara nën mandatin e të cilit shënohet kjo ditë konfirmoi se tema për vitin 2017 është “demokracia dhe parandalimi i konflikteve”.
“Nga ‘ndërtesa e botës’, mesazhin të cilin qeverisë e transmetojnë është se të gjithë vendet duhet të punojnë në përforcimin e institucioneve demokratike të cilët do të mundësojnë promovim të paqes dhe stabilitetit. Ne, në Maqedoni këtë mirë e dimë. I mësojmë mësimet nga momente armiqësore dhe konflikte të cilët e rrezikonin demokracinë në të kaluarën. Sot lirisht mund të themi se të gjithë ne, qytetarët e Maqedonisë, së bashku patëm sukses – e mbrojtëm demokracinë në Maqedoni. Maqedonia është e lirë”, potencoi Zaev.
Një vend i lirë dhe demokratik, shtoi, do të thotë edhe ndarje demokratike të pushtetit.
“Republika e Maqedonisë e zgjodhi konceptin e pushtetit ligjdhënës, ekzekutiv dhe gjyqësor, të cilët nuk guxojnë të përputhen, që është mekanizëm i cili duhet të respektohet që të kufizohet pushteti shtetëror dhe që të mbrohen të drejtat dhe liritë e njeriut”, potencoi kryeministri Zaev.