Shtip, 10 dhjetor -Kryeministri Zoran Zaev deklaroi se nuk e humb shpresën lidhur me sjelljen e ish kryeministrit Nikollla Gruevski në Maqedoni dhe përkundër qëndrimit të eurokomisarit Johanes Han, i cili dyshon se kjo do të ndodhë dhe faktin se as Parlamenti Evropian nuk mund të bëjë asgjë lidhur me këtë çështje.
“E dini se shumë çështje në Maqedoni ishin mision i pamundur dhe u realizuan. Ka edhe shumë të cilat duhet që të realizohen dhe që qytetarët presin që të realizohen. Unë vazhdoj që të bëj përpjekje, si kryetar i Qeverisë së bashku me institucionet, që i kemi, para së gjithash, Ministrinë e Drejtësisë, të këmbëngulim që të kërkojmë ekstradimin e tij, sepse ky është minimumi që mund të presim nga një vend mik, siç është Hungaria, e cila është anëtare e BE-së dhe e NATO-s. Prandaj siç thashë, në bazë të të gjitha të drejtave ndërkombëtare, konventave madje edhe sipas ligjeve vendore të Hungarisë nuk ka asnjë lloj të drejtë që t’i jepet azil zotit Gruevski”, tha Zaev në pyetjen e gazetarëve pas debatit për amendamentet kushtetuese në Shtip.
I pyetur nëse ka koment për presidentin Gjorge Ivanov, i cili kur ishte pyetur se mos pret arrestim, përgjigja e tij ishte “nuk është çudi”, kryeministri Zaev tha se “është e turpshme që të japë të tilla komente për të tilla çështje”.
Nuk e di se në cilën botë jetojnë persona të caktuar dhe këtë pyetje do t’i bëja edhe presidentit Ivanov. Në cilin vend në botë, pushteti ekzekutiv arreston, heton, bën aktakuza etj? Kjo është kompetencë e Prokurorisë Themelore Publike dhe e Gjykatës së Republikës së Maqedonisë. Me siguri u mësuam me pushtetin paraprak se kjo është e njëjta gjë. Nuk është e njëjta gjë. Unë përgjithësisht jam kundër arrestimeve, unë jam përgjithësisht për procese transparente. Unë jam për pajtim në R. e Maqedonisë. Unë po ndërmarr hapa, gjithsesi, me shumë faktorë të tjerë dhe me shumicën qeveritare dhe me institucionet e sistemit, dhe besoj se në këtë frymë duhet që të vazhdojmë”, tha Zave.
Kryeministri i Maqedonisë theksoi se të gjithëve iu ka ardhur “në majë të hundës” ndarja e qytetarëve dhe prandaj, duhet, siç tha, shoqëria të bashkohet, por të bashkohen të gjithë drejt të ardhmes evropiane të Maqedonisë dhe të ardhmes në NATO, si përcaktime të përbashkëta strategjike. Por shtoi , gjithashtu se duhet që të zbatohen edhe reformat e paralajmëruara, që për qytetarët nënkuptojnë një jetë më të mirë.