Shkup, 25 janar – Pasi që parlamenti grek e ka ratifikuar Marrëveshjen e Prespës me 153 vota “për”, kryeministri Zoran Zaev ka uruar homologun e tij grek, Aleksis Cipras, njofton Koha.
“Urime miku im Aleksis Cipras, bashkë me popujt tonë shkruam historinë fitimtare. Qoftë e përjetshme Marrëveshja e Prespës, qofshin të përhershme paqja dhe progresi në Ballkan dhe Evropë.