Shkup, 22 prill – Do të ketë “spastrim” në radhët e qeverisë për shkak të pakënaqësisë së qytetarëve, kështu deklaroi midis tjerash në fjalën e tij, kryeministri dhe lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, në tubimin e së hënës me qytetarët e lagjes Karposh të Shkupit, informon gazeta KOHA.
“Unë flas hapur, nuk po kërcënoj askënd, e kemi marrë mesazhin në raundin e parë. Këtë e them hapur për mbështetësit tanë të cilët vendosën të qëndrojnë në shtëpi, që janë të pakënaqur me ne, me disa prej zyrtarëve tanë, do të ketë spastrim në nivel lokal dhe qëndror. Ky është mesazhi im. Ju e dërguat mesazhin, por mos e ndëshkoni shtetin për shkak të disa dobësive tona. Ka dobësi, por ne jemi duke punuar që të t’i rregulluar ato. Unë e kuptoj, shumë nga mbështetësit tanë më kanë dërguar mesazh: Hej alo, ndërroni diçka, nuk shkon kështu”, deklaroi Zaev. (koha.mk)