Vitin e ardhshëm do t’i japim Komisionit evropian arsye bindëse për ta shfrenuar procesin dhe t’i fillojmë negociatat për anëtarësim të Maqedonisë në BE, porositi kryeministri Zoran Zaev në takimin e sotëm në Shkup me minsitrin e Punëve të Jashtme të Principarës së Madhe të Luksemburgut, Zhan Aselborn.
Kryetari i Qeverisë, informojnë nga shërbimi qeveritar për shtyp, e informoi ministrin Aselborn për aktivitetet lidhur me proceset euroatlantike, të cilat dalin nga obligimet e hartuara në Planin 3-6-9. Tregoi edhe për ftesën e hapur të vendit tonë për anëtarësim në NATO dhe se pret lëvizje të fuqishme në këtë drejtim në periudhën që vjen nga nisma e re që pritet nga ndërmejtësi Nimic, si dhe nga marrëdhëniet e reja pozitive me Republikën e Greqisë, të realizuara në periudhën e fundit.
“Qeveria e re është tërësisht e fokusuar në këtë çështje, ndërsa zgjidhja e saj e suksesshme është inkurajuar edhe nga qasja e re – çështjet me fqinjët të zgjidhen në komunikim të hapur dhe të drejtpërdrejtë, që hasi në mbështetje të fuqishme nga partnerët strategjik, siç janë BE dhe vendet e veçanta të Unionit, dhe të SHBA-së”, theksoi kryeminsitri Zaev.
Minsitri Aselborn theksoi se Luksemburgu edhe më tej maksimalisht do ta mbështesë Republikën e Maqedonisë, siç e ka bërë atë edhe deri më tani në ngjarjet politike kyçe për vendin, siç ishin shpallja e pavarësisë dhe mbështetja për kandidaturën në BE në vitin 2005. Ai theksoi se Luksemburgu edhe më tej mbetet përfaqësues i zëshëm i zgjerimit të BE-së, dhe se Republikën e Maqedonisë e sheh si vend të ardhshëm anëtar të Unionit.
Kryetari i Qeverisë e përsëriti ftesën për kryeministrin e Luksemburgut, Ksavier Betel, që ta vizitojë Republikën e Maqedonisë, dhe edhe njëherë, në tkaim të drejtpërdrejtë siç patën në Asamblenë e përgjithshme të KB-së në Nju-Jork, t’i konfirmojnë konstatimet e përbashkëta për marrëdhëniet jashtëzkaonisht të mira mes dy vendeve.