Zaev u takua me Kasamin

Kryeministri Zoran Zaev sot u takua me kryetarin e partisë opozitare “Besa”, Bilall Kasami.

Nga pres shërbimi qeveritar kumtuan se në takim, në atmosferë pozitive dhe miqësore, ata kanë biseduar për kërkesat e partisë “Besa”.

“Në takim është dakorduar të mbahet edhe një takim, më së voni deri të martën, në grupin e punës të përbërë prej një përfaqësuesi të Kabinetit të kryetarit të Qeverisë, si propozues i autorizuar i amendamenteve kushtetuese dhe të ligjit kushtetues, përfaqësues të udhëheqësisë dhe deputetë të “Besës”, që të shqyrtohen në mënyrë të detajuar propozimet dhe të përkufizohen pozitat përfundimtare”, qëndron në kumtesë.