Kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev sot u takua me ambasadorin e Republikës së Sllovenisë, Millan Jazbec me të cilin biseduan për situatën aktuale politike dhe për procesin për formimin e qeverisë.
Nga pres-shërbimin e LSDM-së kumtuan se Zaev ka shprehur pritje se në periudhën e ardhshme do të zgjidhet kryetari i ri i Parlamentit, i cili do të dërgojë letër deri te presidenti Ivanov se është formuar shumica parlamentare.
“E publikuam programin e qeverisë së re reformuese për një Maqedoni të bashkuar, sovrane, e cila do të përkushtohet në ekonominë, kohezionin social, qeverisjen e të drejtës, që është në dobi të të gjithë qytetarëve. Planifikojmë ta largojmë çdo pengesë për pretekst nga Gjorge Ivanov rreth ndarjes së mandatit. Në këtë drejtim, pres, që në periudhën e ardhshme në Kuvend të zgjidhet kryetari i ri i Parlamentit i cili do të dërgojë letër deri te Ivanovi se është formuar shumicë parlamentare dhe se fillon të vijojë afati kushtetues prej 10 ditësh për ndarjen e mandatit për formimin e qeverisë së re”, ka thënë Zaev.
Në takim, së bashku është konstatuar se është e nevojshme të vazhdojnë proceset demokratike në Maqedoni në drejtim të përkushtimit të fuqishëm të proceseve reformuese që sigurojnë perspektivë euro-atlantike të shtetit dhe standard cilësor të jetesës për qytetarët në Maqedoni.