Shkup, 31 tetor – Për shkak të ndotjes enorme të ajrit që në ditët e fundit ndodh në Shkup dhe Kumanovë, por edhe në qytetet tjera në vend të formuara me ekipet me shtatë këshilltarë qeveritar të cilët punojnë në koordinim me të gjithë inspektoratët duke e përfshirë edhe MPB-në. Qëllimi është siç sqaroi kryeministri Zaev në seancën e sotme për pyetje të deputetëve të veprohet menjëherë dhe direkt të parandalohet ndotja e ajrit.
“Dje në seancën konsultative të Qeverisë në nismë të ministrit për mjedis jetësor formuam ekipe plotësuese të veprojmë atje ku mundemi direkt dhe menjëherë ta ndryshojmë, ku MPB dhe të gjithë inspektoratët nën kontroll të kabinetit të kryeministrit në bazë ditore do të përfshihen që plotësisht të kontribuojnë drejt mbylljes së problematikës për zjarre në vende publike, për ndezje të pyjeve në ndezje plotësuese e cila shkakton ndotje. Shtatë këshilltarë të kabinetit tim prej dje pasdite punojnë në koordinim me të gjithë inspektoratët në shtet dhe Inspektoratin e mjedisit jetësor të jenë në terren së bashku me MPB-në me qëllim që të veprojmë atje ku mund të veprojmë”, Tha Zaev duke u përgjigjur në pyetjen e deputetit Dragan Danev nga VMRO-DPMNE për masat kundër ndotjes në vend, transmeton KOHA.
Duke folur për masat e mbrojtjes së mjedisit jetës dhe për parandalim të ndotjes së ajrit, kryeministri shprehu keqardhje që ish qeveria gazifikimin e ka filluar në fund të mandatit ndërsa është dashur atë ta bëjë shumë më herët. Vetëm dy muaj para fundit të vitit, shtoi ai, 83 për qind e planeve të parashikuara për gazifikim janë realizuar për këtë vit.
“Punohet në dy korridoret kryesore, Korridori Negotinë-Kavadar-Prilep, Manastir dhe Korridori tjetër Shkup-Tetovë-Gostivar. Paralelisht përfundojnë procedurat për shpronësim në Strugë-Kërçovë. Të gjitha komunat morën urdhëresë për t’i punuar projektet kryesore, ashtu edhe qyteti i Shkupit. Nga qytetet më të mëdha më shumë se 50 për qind tashmë kanë përpunuar projekte kryesore me qëllim përfundimtar që të hapet debat se cili model do të zbatohet për gazifikimin. Qytetet e gazifikuara janë Strumica dhe Kumanova”, tha Zaev duke potencuar se ka katër opsione për vendosje të gazifikimit.
Për vizitë në Qeveri deri tani ishin më shumë se dhjetëra kompani të cilat merren me gazifikimin. Pret në vitin 2020 të fillojë me ndërtimin e sistemeve sekondare dhe sisteme të gazsjellësit terciar së paku në dhjetë qytetet më të mëdha në shtet sipas vendimeve që do t’i sjellin komunat.
Për Shkupin, i cili gjithashtu është në proces të gazifikimit, Zaev paralajmëroi vendosje të tranvait elektrik me vlerë të projektuar prej rreth 100 milion euro.
“Qëllimi i Qeverisë është të tërheqë linjë kredituese në vitin 2020, ndërsa procedurën ta fillojë që tani që të mund të përfundojë tërë gjendja e tenderit gjatë periudhës së dimrit dhe që të mundet qyteti i Shkupit të hyjë në implementim dhe realizim të projektit për tramvaj elektrik, shpresojmë se atë do të mund ta bëjmë nga Van Hol i cili i prodhon këtu, por gjithsesi procedura sipas furnizimeve publike është e qartë”, theksoi kryeministri.
Qeveria ka më shumë se 15 milion euro para shtetërore publike të parashikuara për luftë kundër ajrit të ndotur, përveç asaj ç’do ministri ka alokuar mjete për mbrojtje të mjedisit jetësor, ndërsa më së shumti Ministria e Mjedisit Jetësor.
Ministria e Shëndetësisë ka përcaktuar mjete buxhetore për adaptim të sistemeve për ngrohje dhe lidhje të gazit në më shumë spitale mes të cilave spitali në Çair dhe Kumanovë, për të cilat edhe Qeveria ka ndarë mjete. Plotësisht Qeveria financiarisht do ta mbështesë adaptimin e sistemeve për ngrohje edhe në burgun Shkup dhe shtëpitë studentore.
Inverterët janë vetëm një nga risitë, shtoi Zaev nëse nuk konsiderojmë në gazifikimin, fotovoltaikët, dhe gjithçka tjetër që është në interes të ekologjisë dhe mbrojtjes së mjedisit jetësor dhe ajrit të pastër. Ministria e Mjedisit Jetësor ka ndarë 618 milion denarë konkretisht për inverterë, procedurë e cila fillon përmes komunave dhe atë qyteti i Shkupit, Manastorit, Tetova, Kërçova, ndërsa sipas vendimit të Qeverisë zgjerohet edhe në Kumanovë dhe shumë komuna tjera më tutje.
“Vitin e ardhshëm vazhdojmë në tërë territorin e shtetit dhe jemi të gatshëm të sjellim vendime ligjore për rritje të vetëdijes për zbatim të projekteve për mbrojtje të mjedisit jetësor. Plotësisht shumë investime janë kahëzuar drejt burimeve të ripërtërira të energjisë”, tha Zaev. (koha.mk)