Shtip, 6 korrik – Se a do të mbajë përgjegjësi sekretari i Qeverisë, Dragi Rashkovski dhe të japë dorëheqje, kryeministri Zoran Zaev do të vendosë pasi që t’i dëgjojë incizimet dhe t’i shqyrtojë dokumentet pas “bombës” së dytë të publikuar për rastin me “M-NAV”.
“Unë aty e pash se përmenden disa procesverbale, që vetë konfirmon se çka është thelbi i vetë takimeve, por më lejoni që t’i shohë argumentet, t’i shoh incizimet. Unë me kujdes e ndjek opinionin për të gjitha këto procedura. Gjithsesi qëndroj në qëndrimet se, siç thashë, nuk duhet askush i cili ka marrë detyrë, nder dhe përgjegjësi që të kryejë funksion publik ose të jetë servis i qytetarëve të jetë, në njëfarë mënyre, thes i boksit”, tha Zaev, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve pas takimit në Komunën e Shtipit me ministrin e Bujqësisë Trajan Dimkovski dhe kryetarin e komunës Bllagoj Boçvarski.
Zaev potencoi se nëse Rashkovski ka gabuar, ka ligje sipas të cilave do të përgjigjet por, ka siç shtoi, edhe pjesë etike, “duhet të dihet se ku kalohet kufiri ose jo”.
“Jam transparent, çdo ditë jam në dispozicion dhe i komentoj rastet dhe mendoj se kështu përmirësohet dhe përsoset Republika e Maqedonisë së Veriut dhe të gjitha institucionet dhe shoqëria dhe ne si qytetarë”, theksoi kryeministri.