Shkup, 7 mars – Konfirmuan se pranojmë takim midis kryetarit të LSDM-sëm dhe kryetarit të VMRO-DPMNE-sëm dhe ky takim do të mbahet, menjëherë sapo t’i konfirmojmë afatet dhe besoj se deri në fund të kësaj jave të jetë, por temë e parë do të jenë zgjedhjet presidenciale, deklaroi sot në konferencë për shtyp në Qeveri kryeministri Zoran Zaev.
“Detyra ime është si kryetar i Qeverisë, i cili para 21 muajve ka qenë në opozitë, të bisedoj me liderin e opozitës, cilat janë ato garanci që duhet ne t’i sigurojmë për zgjedhje demokratike korrekte dhe të rregullta, cilat janë rezervat e caktuara që ata i kanë, t’i evitojmë sepse Maqedonia e Veriut duhet të ketë proces të qartë zgjedhor dhe ky është obligimi i të gjithëve. Do të bisedojmë edhe për ligjet reformuese, por as unë as Mickoski nuk jemi profesionit, duhet njerëz profesional nga Parlamenti dhe nga Ministria e Drejtësisë të ulen në tryezë”, tha Zaev.
Lidhur me ligjin për PSP-në theksoi se procesi i ligjeve reformuese i udhëheq ndaras secili ministër dhe në këtë rast pres që Renata Deskoska të takohet me koordinatorin e VMRO-DPMNE-së, me koordinatorin e grupit të ri të deputetëve të VMRO-DPMNE-së, me Ziadin Selën dhe përfaqësuesit e tij të Aleancës për Shqiptarët, si dhe me përfaqësues të Besës.
Lidhur me atë nëse takimi do të mbahet në festën ortodokse “Falje” të dielën, dhe nëse do të kërkojnë falje me liderin e opozitës, Zaev tha se është transparente në frymën e pajtimit. (koha.mk)