Shkup, 15 mars – Kryeministri Zoran Zaev në takim pune me disa kompani anëtare të Odës Ekonomike Maqedoni – Turqi, MATTO i konfirmoi përpjekjet e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë ta intensifikojë bashkëpunimin ekonomik me Republikën e Turqisë dhe theksoi se pikërisht lloji i këtillë i takimeve janë në drejtim të realizimit të këtyre përpjekjeve.
Si kumtoi pre shërbimi qeveritar Zaev në takim ka theksuar se në Maqedoni tashmë punojnë një numër serioz i kompanive turke të cilat paguajnë paga, paguajnë tatime në buxhet dhe marrin pjesë në prodhimin e përgjithshëm edhe në eksport, dhe porositi se edhe më shumë duget të rritet numri i investimeve turke dhe të shfrytëzohet potenciali i madh për bashkëpunim që të dyja vendet e kanë.
“Inkurajimin e kemi marrë nga Oda Ekonomike e Turqisë dhe nga bisedimet me kryeministrin Jëlldërëm dhe presidentin e Turqisë, Erdogan tregojnë një përkushtim serioz në detaje ndaj Republikës së Maqedonisë. Kultivojmë një miqësi tradicionale shekullore e cila do të na inkurajojë të gjithë, para së gjithash komunitetin afarist të ndërmarrim investime edhe më konkrete në Republikën e Maqedonisë”, tha ministri Zaev në takimin me biznesmenët turq në Republikën e Maqedonisë.
Në suaza të takimit të punës janë ndarë mendime, ide dhe rekomandime nga na e komuniteti të biznesit.
Kryeminsitri Zaev në takim ishte i shoqëruar nga ministri pa portofol i angazhuar i Investimeve të Huaja Adnan Qahil dhe këshilltarin për ekonomi dhe financa Fatmir Besimin.