Bartësit e listave të VMRO-DPMNE-së, të udhëhequr nga ish-kryeministri i akuzuar, janë pasqyrë e kriminalitetit, korrupsionit, dhunës, papërgjegjësisë, anarkisë, në të cilët janë ekspozuar qytetarët e Maqedonisë në 10 vjet të kaluar. Këta njerëz që vodhën më shumë se 5 miliardë euro para të qytetarëve dhe I kanë vënë në llogaritë e tyre jashtë vendit, nuk e kërkojnë besimin tuaj për jetë më të mirë – por për të vazhduar për të vjedhur dhe për tu pasuruar. Kështu ka thënë të shtunën lideri i LSDM-së, Zoran Zaev i pyetur të komentojë listat e kandidatëve të VMRO-së për zgjedhjet e 11 dhjetorit. “Këta njerëz, të cilët kanë porositur shuplaka, kanë pushuar të punësuarit nga puna, dhe kanë bërë reket kompanive, nuk e kërkojnë besimin tuaj për të ju mbrojtur, por për të keqpërdorin jetën tuaj, duke ushqyer egon e tyre. Këta njerëz, që kanë detyruar më shumë se 626,312 njerëz, në mesin e tyre dhe fëmijët tuaj të shkojnë jashtë vendit, duke ju lënë në lot, nuk kanë ndërmend të kthejnë të rinjtë tanë në Maqedoni, por kanë vetëm një ëndërr, për të sunduar. Këta të njëjtit njerëz të cilët 10 vjet më parë kanë thyer ëndrrat tuaja nuk duhet të sundojnë më. Le të ndalojmë Të mos shkatërrojnë shtëpitë tona dhe fëmijët. Më 11 dhjetor të zgjedhim jetën, jetën për të gjithë ne në Republikën e Maqedonisë”, ka thënë Zaev.